Manja për Report TV:  25 prilli do nxjerr në pah shitblerjen e votës nga LSI! Meta mesazhet e 'prerjes së duarve' t'ia përçojë partisë së tij

Kandidati për deputet i PS në Tiranë, Ulsi Manja ka bërë deklarata të forta ndaj LSI-së duke thënë se më 25 prill do të dalin në pah skenarët e saj të shit-blerjes së votave. Në një intervistë për Report TV, Manja tha dita e zgjedhjeve do të nxjerr se kush është lista fituese dhe kush është ajo që po përpiqet dhe po krijon të gjitha skenarët e shitblerjes së votës për të siguruar mandate në parlament, duke u shprehur se këto janë manovra që bëhen nga LSI.

"Unë listën e LSI nuk e di as kë kishte në listë kur ishin në parlament, këtë të rene as e kam marrë mundimin ta lexoj qark për qark. 25 prilli do të jetë një betejë ku shqiptarët jo vetëm do të votojnë PS por do të nxjerrin në sipërfaqe edhe armiqtë  e votës së lirë në këtë vend. Nuk është vonë të braktisen skenarët e shitblerjes së votës nga sot deri më 25 prill. Pra suksesi i asaj liste do të duhet ti kthehet realisht  votës së lirë të shqiptarëve. 25 prilli do të përcaktojë kush është lista fituese dhe kush kanë  qenë armiqtë e votës së lirë", tha Manja.

Manja përmendi edhe deklaratat e presidenti Ilir Meta se 'do ti pritet dora kush prek votën' duke thënë se këto thirrje t'ia drejtojë  personit që i besoj kryesimin e partisë që ai la pas duke iu referuar Monika Kryemadhit.  Manja tha se 'duart e prera' do të jenë në kampin tjetër dhe se në kampin e PS nuk do të ketë asnjë njollë as në thoin më të vogël, pasi suksesi i fitores së PS nuk është ngritur mbi shitblerjen e  votës.  

"PS nuk merret me blerje votash pasi nuk fitohet mazhoranca me një grusht votash të blera. Politika e vjetër të marrë masa të braktisë skenarët e vjedhjes së votë të lirë dhe presidenti ta përçojë këtë mesazh tek partia e vetë.  Këtë radhë do të dalë në sipërfaqe e vërteta se kush parti ka garantuar mandate mbi shitblerjen e votës dhe e presidentin që mesazhin për  t'i prerë dorën kush vjedh votën'  ta përçojë  te paria që ja ka lënë Kryemadhit, pasi do të përballet me ashpërsinë e ligjit.  Duart e prera do të jenë në kampin tjetër, nuk do të ketë asnjë njollë në thoin e PS. Suksesi i fitores së PS nuk është ngritur mbi shitblerjen e  votës. Ata që shpallin betejë për jetë a vdekje 25 prillin, çelësin e fitores e kanë ndërtuar lidhur me interesa okulte dhe jo mbi votën e lirë", tha Manja

Ulsi Manja është i renditur i 6 në listën e Tiranë së PS duke thënë s e kjo listë sjell energji të reja dhe përfaqësohet pasivisht nga gratë, ndërsa listën e PD e cilësoi si të 'qepur në momentin e  fundit', aspak frymëzuese dhe reflekton krizën e brendshme brenda PD-së.

"Një listë aspak frymëzuese, shpresëdhënëse ajo e PD. Një listë që është qepur në minutat e fundit dhe reflekton krizën e brendshme në PD", tha Manja.

VIDEO/Intervista e plotë 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plepi: 10/03/2021 22:41

    Moren te gjithe hajdutet e votave nga LSI ne PS, ppr ky nuk dika gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia