Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim ambasadorin e ri të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ndërsa folën për sfidat dhe pritshmëritë e publikut nga drejtësia e re.
Përmes një postimi në rrjete sociale Manja thekson se me ambasadorin Gonzato u fol “mbi e hapat e ndërmarrë dhe ato që kemi në agjendë për luftën kundër korrupsionit”.
“Si përherë, në këto sfidat tonat, do të kërkojmë të mbështetemi nga ekspertiza më e mirë e BE-së”, theksoi Manja.
Manja dhe Gonzato takuan edhe skuadrën e zv/ministres Adea Pirdeni, të cilët punuan për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore”.
“Në përcjellje, një surprizë e këndshme qe takimi me skuadrën e mrekullueshme të Adeas, të gjithë kolegët e Ministrisë së Drejtësisë si institucion lider për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore” pas përmbylljes së suksesshme të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit me BE-në (screening)”, u shpreh Manja.
“Puna vazhdon me ritme dhe më të larta në 2024”, theksoi ai.
Sidomos pune te mire do beni ne projekter e transferimit te trafikanteve e vrasesve nga UK e BE ne Shqiperi, dhe me pas Manja dhe Nor Shameti kane me i qite ne shtepi. Ndonje qe nuk e kalon screaning e keshilltarit special per keto pune te Manjes ose "Lales" nje koqe plumbi ballit si ne Peqin. Puna vazhdon me ritme te larta...
Përgjigju