TIRANE­- Pas takimit të mbajtur në Presidentë me Nishanin Ministri i Drejtësisë Manjani tha se lidhur me gjyqtarët e korruptuar dhe konkretisht prokurorin e Fierit do të merren masa të ashpra dhe konkrete. Manjani pohoi se se ai do të vazhdojë axhendën që kishte nisur paraardhësi tij, Nasip Naço.

"Përsa i takon pjesës së procedimeve disiplinore, Ministri i Drejtësisë është autoriteti i vetëm ligjor që bën propozime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë nuk është një institucion i mbyllur por ne bëjmë inspektime së bashku edhe me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe unë do t’i nxis ato. Nuk kam ndërmend të bëj inspektime paralele, por duhet t’i bëjmë bashkarisht me qëllim që të arrijmë konkluzione sa më të pjekura. Ka disa vështirësi dhe vakume ligjore që shpresojmë t’i zgjidhim në kuadër të reformës në drejtësi. Dua të theksoi se kam gjetur të gjithë mirëkuptimin e nevojshëm tek Presidenti i Republikës për të krijuar një KLD bashkëpunuese dhe reaguese ndaj këtyre fenomeve”, sqaroi z. Manjani

Manjani lidhur me takimin tha ndër të tjera :“I shpreha të gjithë mirënjohjen time si Ministër i Drejtësisë, Kryetarit të Shtetit dhe njëkohësisht Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Biseduam mjaft hapur për shumë çështje që na shqetësojnë bashkarisht dhe gjeta gjithashtu mirëkuptim për të punuar në drejtim të menaxhimit sa më të mirë të punëve dhe kryerjes së detyrave kushtetuese, që kemi për të ushtruar bashkarisht”, tha z. Manjani

Kreu i drejtësisë shqiptare bëri me dije se do të kërkojë inspektime për çdo rast ku cënohet publiku dhe se është detyra e tij që të verifikoj çdo ankesë të publikut.
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)