Që nga dita e zotme Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në lezhë do të drejtohet nga Ardian Simoni.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani jo vetëm që ka firmosur emërimin e tij, por ka shkuar në Lezhë dhe e ka prezantuar atë, ku ka paralajëmruar se nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel ligjin, as për ata që gëzojnë “mbrojtje”.

Ditën e parë të punës, kur jam zgjuar Ministër, në një emision mëngjesi, ka marrë në telefon një qytetar nga Lezha dhe shprehu konsiderata aspak të mira për zyrën tuaj. Ky ka qenë kontakti im i parë zyrtar-virtual me ju. Pasi pyeta Kryeregjistruesin, bëmë një analizë dhe më rezulton se ka një “shpartallim” të organizmit të punës. Një zyrë “të shpartalluar” në këtë farë pike nuk e pranoj! Nuk kam asgjë personale me asnjërin prej jush këtu, por jam i bindur se institucioni së pari ka fytyrën e drejtuesit. Kam insistuar për Ardian Simonin sepse doja të kishim një profesionit që ta mbledhi këtë situatë. Është e papranueshme që të mos i shërbejmë njerëzve. Mund të kemi shumë problem, por e kam të vështirë të kuptoj se përse psh, ZVRRPP Lezhë nuk komunikon me ALUIZNIN Lezhë… Askush nuk ka mbrojtjen e askujt! Detyra jonë është të shërbejmë. E kam të vështirë të kompromentoj veten time, Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë skemën e ZRPP-së me histori thashethemesh apo edhe të vërtetash, që nuk e kanë mbrojtjen e Ministrit të Drejtësisë dhe madje as përmbi Ministrin e Drejtësisë”, u shpreh Manjani gjatë [prezantimit të drejtorit të ri të ZVRPP në Lezhë.
 
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen në lidhje me shkeljen e afateve proçedurale për të cilat nuk do të ketë asnjë tolerancë, ndërsa po kaq me rëndësi vlerësoi edhe komunikim me çdo qytetar.

I pyetur nga gazetarët për reformën në Drejtësi,sipas Manjanit drafti i paraqitur nga Ministria që ai drejton tek grupi  i ekspertëve të reformws në drejtesi është një reflektim mbi situatwn aktuale dhe një propozim teknik i ekspertëve të caktuar nga kjo ministri dhe se nuk flitet për propozim politik.
 
Sipas tij në këtë çështje nuk ka vend për diskutim dhe se janë në pritje të çeljes së debatit politik.
 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)