Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës në Korçë, Laert Çeliku. Vendimi për shkarkimin e tij erdhi me urdhër të ministrit të ri të Drejtësisë Ylli Manjani, pas shkeljeve në punën e tij që u evidentuar gjatë një inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë.
Që pas arratisjes së famshme të burgosurve nga burgu i Drenovës Çeliku është titullari i tretë që pushohet nga puna.
Afërsisht një muaj më parë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto urdhëroi nisjen e një inspektimi dhe auditimi në të gjithë institucionet e vuajtjes së veprave penale në vend. Nga inspektimi mësohet se janë konstatuar shkelje të natyrave të ndryshme, qoftë në trajtimin e të dënuarve të ndryshëm në ambientet e burgjeve, apo edhe shkelje të tjera.
Po kështu burimet thanë se shkelje janë gjetur edhe në drejtim të dhënies së lejeve ndaj të dënuarve, si dhe shkelje të tjera si në trajtimin e çështjeve të punonjësve, apo mënyrës së administrimit të financave.
Për këtë shkak është hartuar një raport i plotë në lidhje me shkeljet e gjetura në secilin prej burgjeve. Po kështu është janë rekomanduar edhe masa të ndryshme në lidhje me këto shkelje të cilat i janë dërguar edhe ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili sapo ka marrë detyrën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com