Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka vendosur dje shkarkimin nga detyra të një punonjësi të burgut në Durrës. Vendimi ka ardhur pas denoncimit të bërë për dhunë në familje prej punonjësit Kreshnik Dervishi. Menjëherë pas marrjes së denoncimit Manjani ka kërkuar prej drejtuesve të burgut të shkarkojnë punonjësin si dhe në zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes, nuk mund t’i shërbejnë publikut!”, thuhet në deklaratën e dhënë prej Manjanit. Në një deklaratë për mediat bëhet e ditur se Manjani ka kërkuar gjithashtu dhe hetimin e çështjes prej prokurorisë. 

Denoncimi
“Ministri i Drejtësisë u njoftua mbi një denoncimin ndaj punonjësit të Policisë së burgjeve Durrës Kreshnik Dervishi. Menjëherë pas marrjes së denoncimit Ministri urdhëroi strukturat përgjegjëse për shkarkimin e menjëhershëm nga detyra!”, thuhet në deklaratën e dhënë për mediat. Po ashtu bëhet e ditur se Ministri i Drejtësisë ka ftuar “prokurorinë të hetojë dhe të vendosë para drejtësisë të denoncuarin”.

Qëndrimi 
Në deklaratën e dhënë për mediat Manjani shprehet se “Persona të tillë nuk meritojnë të jenë në Shërbimin publik!”. Ndërsa mësohet se personi është denoncuar për dhunë në familje. “Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes, nuk mund ti shërbejnë publikut! Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes, nuk mund ti shërbejnë publikut!”, nënvizon ministri i Drejtësisë në lidhje me denoncimin e bërë. Ndaj Ministri i Drejtësisë urdhëroi strukturat eprore, të shkarkojnë menjëherë punonjësin e Pol së burgjeve Durrës.

Rastet
Vetëm pak ditë më parë është firmosur shkarkimi nga detyra i dy drejtorëve të burgjeve, kjo për shkak të abuzimit me detyrën. Në Burgun e Drenovës është shkarkuar drejtori Laert Çeliku, kjo pas denoncimit të bërë në media, ku drejtori favorizonte të burgosurit kundrejt ryshfetit. Ndërkohë pak ditë më parë është bërë e ditur dhe shkarkimi i drejtorit të burgut të Bënçës Avni Sula. Ky i fundit është shkarkuar menjëherë pas përfundimit të inspektimit të bërë në këtë burg.
Menjëherë pas marrjes së detyrës të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se do të marrë masa kundër korrupsionit si dhe do të ndëshkojë punonjësit që nuk i shërbejnë publikun. Duket se një vendim i tillë i Manjanit ka shërbyer dhe në marrjen e masave të menjëhershme për shkarkimin nga detyra të punonjësit të burgjeve si dhe në kërkesën për hetimin e rastit. 

Vendimi 
Ministri i Drejtësisë u njoftua mbi një denoncimin ndaj punonjësit të Policisë së burgjeve Durrës Kreshnik Dervishi. Menjëherë Ministri urdhëroi shkarkimin nga detyra

Qëndrimi 
Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes, nuk mund ti shërbejnë publikut! Persona të tillë që nuk i shërbejnë familjes, nuk mund ti shërbejnë publikut!”