TIRANË - Edhe ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se Shqipëria mund të jetë objekt sulmesh terroriste. Ai tha se fakti që Shqipëria është radhitur në aleancën e shteteve kundër ISIS, vëmendja duhet të jetë e shtuar ndaj çdo rreziku të mundshëm. Në një deklaratë për gazetarët jashtë Parlamentit, Manjani tha se nuk ka vend për panik dhe përditshmëria e qytetarëve duhet të vijojë e qetë, pasi janë marrë të gjitha masat e sigurisë.
"Çështja e terrorizmit global nuk është çështje deklaratash as për tu nënvlerësuar. Shqipëria është pjesë e vendeve anëtare kundër ISIS dhe për këtë arsye mund të jemi objekt sulmesh. Duhet të vazhdojmë jetën të qetë por me vëmendje të shtuar", tha Manjani.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO