Takimin e parë si ministër Drejtësie, Ylli Manjani e ka zhvilluar me ambasadorin amerikan në vendin tonë dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian.  

Pak minuta pasi Naço i dorëzoi detyrën në një ceremoni zyrtare, Manjani priti në zyrën e tij, ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Romana Vlahutin.

Lu dhe Vlahutin uruan Manjanin për detyrën e re, ndërsa ministri i Drejtësisë shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga SHBA dhe BE.

Gjithashtu, Manjani është shprehur se në detyrën si ministër do të jetë si plan të parë pune zbatimin e rekomandimeve të Progres-Raportit të KE-së për Shqipërinë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)