Mjeti i ndaluar është me targa të huaja, ndërsa gazetari Çaka theksoi se makina e shtrenjtë po bënte manovra të rrezikshme në rrugë. Nga informacionet e para të siguruara nga Report Tv, në makinë janë gjetur gjurmë marijuane. Për këtë, policia ka sekuestruar makinën, si dhe ka shoqëruar të riun, i cili rrezikon gjobë dhe pezullim të patentës.
Gjatë raportimit live të gazetarit të Report Tv nga kontrolli i 'Shqiponja'-ve në makinën luksoze tip 'Benz-mercedez', ka ndodhur një aksident, ku një motor është përplasur me një makinë. Për pasojë, ka marrë plagë të lehta shoferi i motorit, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









