Një maqedonas ortodoks i konvertuar në mysliman është në mesin e 9 të arrestuarve në Shkup të dyshuar si rekrutues te luftëtarëve të rinj drejt Sirisë e Irakut dhe përkrahës të grupit xhihadit ISIS.
Stefan.S u arrestua në kuadër të operacionit të policisë maqedonase koduar “celula” ku në pranga ra edhe një imam.

Stefani njihej si “vëlla” i devotshëm në mesin e besimtarëve myslimanë. Ai kishte udhëtuar disa herë drejt Sirisë duke luftuar në radhët e ISIS dhe mendohet se në Maqedoni rekrutonte luftëtarë të rinj. Mes besimtarëve dhe personave që rekrutonte Stefani njihej me emrin e tij mysliman, i cili nuk bëhet i ditur.
Nënte personave të arrestuar Gjykata Themelore e Shkupi i dha kete te premte masën e sigurisë të arrestit me burg prej 30 ditësh.

Në një operacionin masiv të ndërmarrë gjatë së enjtes policia e Maqedonisë arrestoi 9 veta, ndërsa për 27 persona të tjerë janë lëshuar urdhër arrestet nën akuzë për terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftërat e huaj në radhët e ushtrive paramilitare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com