Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buçkovski dënohet me dy vjet burg, për keqpërdorim të buxhetit gjatë kohës kur ishte Ministër i Mbrojtjes, raporton INA.
Vendimi për dënimin u dha nga Gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, e cila përfundimisht vendosi mbi aferën e ashtuquajtur “Pjesë të tankeve”, ku Buçkovski në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes në vitin 2001 kishte bërë porosi të pjesëve rezervë të panevojshme të tankeve.
Gjykata themelore kohë më parë e dënoi me 3,5 vite burg, por ajo e Apelit i uli dënimin në 2 vjet.
Buçkovski akuzohet bashkë me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Metodija Stamboliski dhe tre të tjerë, se bashkërisht kishin dëmtuar buxhetin për 2,5 milionë euro.
Buçkovski në vitin 2001 ka qenë ministër i Mbrojtjes në qeverinë e shpëtimit gjatë periudhës së konfliktit të 2001, ndërsa të njëjtën detyrë e vazhdoi deri në vitin 2004, ndërsa në vitin 2005 u bë kryeministër i vendit si kuadër i partisë Lidhja Social Demokrate Maqedonase.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com