Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,715 raste të reja me koronavirus nga 4,811 testime të kryera.

Fatkeqësisht 20 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, 2,057 qytetarë janë shëruar.

Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 274,144 të infektuar me koronavirus.

Në total 251,688 persona janë shëruar dhe 8,494 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID.

Aktualisht në të gjithë Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me koronavirus është 13,962.