Maqedoni e Veriut/ 246 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 8,828 raste aktive me COVID

Maqedoni e Veriut/ 246 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 8,828 raste aktive me COVID

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 246 raste të reja me koronavirus nga 4,072 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për dy viktima të regjistruara në Shkup dhe një në Strumicë.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 8,828 raste aktive me COVID në të gjithë vendin. Prej fillimit të pandemisë ne Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar me COVID 225,000 qytetarë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 7,975 që prej fillimit të pandemisë dy vite më parë.

Ministria e Shëndetësisë tha se gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme, por përsëriti thirrjet për respektimin e masave mbrojtëse, në veçanti gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, që festohen më 7 dhe 8 janar.

Masa të reja kufizuese nuk janë miratuar, përveç atyre që janë në fuqi e që kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjeve-daljeve në shtet pa certifikata të vaksinimit si dhe ndalimet në qendrat tregtare. Institucionet shëndetësore gjithashtu kanë vazhduar me thirrjet për vaksinim kundër koronavirusit, që mbetet në nivele të ulëta.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani me nga dy doza janë vaksinuar mbi 810,000 persona apo rreth 39 për qind e popullsisë. Dozën e tretë të vaksinën e kanë marrë mbi 86,000 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje