Maqedoni e Veriut/ 493 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet numri i viktimave! 8 të vdekur më shumë se dje

Maqedoni e Veriut/ 493 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet numri i viktimave! 8 të vdekur më shumë se dje

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 493 raste të reja me koronavirus nga 2,911 testime të kryera. Ndërsa 17 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Krahasuar me një ditë më parë kemi 17 raste më shumë ndërsa numri i viktimave thuajse është dyfishuar, pasi dje u regjistruan 9 të vdekur.

Sakaq, 532 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 195,157 numrin e përgjithshëm të tyre që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin, sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore janë 8,391 raste aktive me COVID.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë është 210,938, ndërsa numri i viktimave 7,390.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla