Maqedoni e Veriut/ Bien infektimet, 711 raste dhe 26 viktima në 24 orë! Ministri i Shëndetësisë: S'ka nevojë për masa të reja anti-COVID

Maqedoni e Veriut/ Bien infektimet, 711 raste dhe 26 viktima në 24 orë! Ministri i Shëndetësisë: S'ka nevojë për masa të reja anti-COVID

Foto ilustruese

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, deklaroi sot se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se ka një rritje të lehtë të personave të shtruar nëpër spitale, por gjithashtu, sipas tij, është në rënie edhe numri i të prekurve me COVID-19.

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur nga COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtruar në spitale. Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se të martën Komisioni për Sëmundje Infektive do të punojë me përbërje të zgjedhur, por nuk bëri të ditur se cilët janë anëtarët e rinj të këtij trupi, që jep propozime lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia.

Kreu i shëndetësisë foli edhe për refuzimin që i bënë ftesës së tij për të qenë anëtar të Komisionit edhe tre ekspertë të njohur shëndetësorë, Dragan Danilovski, Nikola Panovski dhe Velo Markovski. Ata thirrjen e refuzuan.

“Nuk është koha për t'u ndalur te ftesa apo lutja, por për të ndihmuar në përballimin e pandemisë”, deklaroi Sali duke theksuar se ftesa është publike për të gjithë ekspertët.

Ai bëri të ditur se në seancën e së martës të Komisionit për Sëmundje Infektive do të vendoset se si dhe kur do të bëhet verifikimi apo testimi i shpejtë i nxënësve nëpër shkolla. Sipas tij, kjo formë e testimit do të bëhet përmes qendrave të shëndetit publik që mbajnë evidencë për të gjitha rastet pozitive.

"Java e parë është shumë e rëndësishme për të reaguar shpejt nëse ka nevojë për të ndërmarrë veprime shtesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Të martën, në Maqedoninë e Veriut në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme fillon gjysmëvjetori i dytë me prezencë fizike. Mësimi ishte shtyrë për dy javë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Edhe në gjysmëvjetorin e parë mësimi është zhvilluar me prezencë fizike./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës