Maqedoni e Veriut/ Dimitar Kovaçevski merr mandatin për formimin e qeverisë
Dimitar Kovaçevski, i mandatuar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut
Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski i dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të ri të Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit ka një afat prej njëzet ditësh që të formojë qeverinë e re.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se pret që qeveria e re të zgjidhet deri më 17 janar. Shumica parlamentare ka siguruar 64 vota, që janë të mjaftueshme për miratimin e qeverisë.
Kovaçevski tha se qeveria e re duhet t’u përgjigjet sfidave serioze që presin vendin, për të kapërcyer probleme të vjetra që pengojnë përparimin dhe arritjen e synimeve strategjike.
Ai theksoi nevojën e kthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet, ndërsa tha se qeveria e re do t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik të vendit.
"Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël që nuk mund t'i lejojë vetes përçarje politike dhe debate pafund që dëmtojnë reformave të nevojshme", u shpreh zoti Kovaçevski.
Ndërkohë, opozita maqedonase shikon tek Kovaçevski vazhdimin e politikave të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Sfidat kryesore që e presin qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Dimitar Kovaçevski janë problemi me Bullgarinë rreth historisë dhe identitetit të maqedonasve etnikë dhe bisedimet me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllok. Shkupi shpreson për një zgjidhje të shpejtë të problemit me qeverinë e re në Sofje.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor, 22:48
-
Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër
23 Dhjetor, 18:19
-
Arben Taravari paralajmëron ‘arrestimin’ e Ali Ahmetit
20 Dhjetor, 10:11
-
Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot
19 Dhjetor, 11:32
-
Non grata nga SHBA/ Maqedonia e Veriut kërkon arrestimin e Artan Grubit, shpallet në kërkim ndërkombëtar
18 Dhjetor, 11:12
-
Shkup, Gjykata i cakton masën e paraburgimit ish-zv/kryeministrit Artan Grubi
17 Dhjetor, 17:39
-
Ali Ahmeti takohet me opozitën në Kosovë: Nuk takohem me Kurtin, sepse s’ka vullnet nga ana e tij!
17 Dhjetor, 14:54
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor, 17:48
-
Policia maqedonase bastis shtëpitë e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit
16 Dhjetor, 11:09
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34
-
Siria pas rrëzimit të Assad/ Elezi për Report Tv: Vendi kontrollohet nga 3 grupe, mes tyre të paktën 60 shqiptarë nga Kosova! Shqiptari nga RMV, Avdyl Jashari, post kyç në Frontin për Çlirimin e Sirisë
12 Dhjetor, 15:55
-
Frrok Çupi: S’kemi edhe aq të drejtë për mburrje nacionale
12 Dhjetor, 15:37