Maqedoni e Veriut, fillon procesi i vaksinimit antiCOVID, mjekët të parët

Maqedoni e Veriut, fillon procesi i vaksinimit antiCOVID, mjekët të parët

Ka filluar sot në ora 10:00, procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut, të parat që u vaksinuan janë: Dobrinka Nounova Naunovska specialiste, Gabriela Gemelkovska, Kryeinfermierja ne Klinikën Infektive dhe Ana Anastasovska, Infektologe ne Kliniken Infektive. 

Ato u shprehen se ndiheshin mirë  dhe nuk kishin pasur asnjë problem.

“E pranova vaksinën dhe ndjehem mirë. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hamenden, sepse kjo është mënyra e vetme për tu përballur me këtë pandemi. Sot pranuam dozën e parë, pas 21 ditëve do të marrim edhe dozën e dytë. Imuniteti arrihet për 2 deri 3 javë”, tha njëra nga infermieret që u vaksinua sot.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit. Sipas tij pritet që punonjësit shëndetësorë të vaksinohen për 7-10 ditë.

“Kapaciteti i vaksinimit është 6 punkte, maksimalisht 500 persona në ditë, ne do të filloj me një orar prej 300-350. Kështu që për një periudhë prej 7-10 ditëve do të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë”, tha Filipçe.

Serbia dhuroi 200 mijë vaksina kineze të kompanisë Sinopharm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë muajit mars pritet të vijnë edhe 800 mijë vaksina të kompanisë Astrazeneca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën