Arrihet dakordësia qeveri-opozitë! Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në shtator

Arrihet dakordësia qeveri-opozitë! Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut shtyhet për në shtator

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin shtator, kjo pas takimit të zhvilluar sot mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë.

 “Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski.

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE pretendonte se regjistrimi nuk ishte një proces statistikor por politik, duke akuzuar partitë në pushtet për kurdisjen e rezultatit sa i përket përqindjes së popullatës, në veçanti asaj shqiptare. Gjatë fushatës së saj ata arritën të sigurojnë 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bëre ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshime e modelit ne një njësi zgjedhore, për lista te hapura për këshilltare komunash, për zgjedhjen e kryetareve te komunave në një rreth zgjedhor.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan