Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 17 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, dërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,036 që nga fillimi i pandemisë.
Nga 4,151 testime të kryera janë regjistruar 482 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend rreth 199 mijë persona me COVID-19.
Në 24 orët e fundit , 280 persona janë shëruar kurse numri i raste aktive me COVID-19 është 6,292.
Drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë vazhduar me thirrjet për vaksinimin e popullatës.
Komento