MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Verit do të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar. Do të jetë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski i cili pritet që brenda ditës së sotme të zyrtarizojë pjesëmarrjen e partisë shqiptare në qeveri. I pranishëm do të jetë edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.
Dy ministri pritet të drejtojë Aleanca për Shqiptarët, atë të Drejtësisë dhe të Shëndetësisë, por edhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike, nëse nga qeveria largohet partia Alternativa. Nëse kjo e fundit nuk largohet Taravari tha se do të marrin postin e Zëvendës-Kryeministrit të ngarkuar me Çështjet Ekonomike.
Aleanca për Shqiptarët pritet të ketë dhe dy zëvendës-ministra, atë të Mbrojtjes dhe të Bujqësisë. Nuk dihet ende nëse partia Alternativa, do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion qeveritar me një ministri të vetme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Nëse marrëveshja përfundimtare arrihet sot, Parlamenti do të mblidhet në seancë të hënën për të miratuar kabinetin e riformatuar qeveritar.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)