Maqedoni e Veriut/ Vatër e madhe zjarri prej 3 ditësh në Malin e Thatë, flakët afër parkut të Prespës, në Korçë! Po punojnë për shuarje edhe 3 helikopter

Vatra të mëdha zjarri janë shfaqur prej 3 ditësh në Malin e Thatë kryesisht në territorin Maqedonas. Por, së fundmi ditën e sotme flakët e përmasave të mëdha kanë kaluar dhe në territorin shqiptar dhe rrezikojnë përhapjen në pyjet e parkut kombëtar të Prespës.

Dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, të zonave të mbrojtura dhe bashkisë së Pustecit janë angazhuar për të mbajtur në kontroll flakët që po i afrohen zonës pyjore. Sot më herët për të lokalizuar vatrat e zjarrit janë angazhuar edhe helikopter.

Sipas informacioneve paraprake momentalisht e përfshirë nga flakët është bimësia e ulët por era favorizon zjarrin i cili rrezikon të përfshijë sipërfaqe të parkut kombëtar të Prespës. Veç trupave shqiptarë edhe përtej kufirit janë angazhuar shërbimet e shtetit fqinj.

Në terren kanë qenë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit Cougar dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.

Mësohet se ky mision do të vazhdojë edhe nesër në mënyrë të organizuar me shumë forca nga i gjithë qarku për të ndërhyrë në zonën e prekur herët në mëngjes.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari