Maqedoni e Veriut, VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedoni e Veriut, VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Pankarta të mbështetësve të VMRO-DPMNE, në një protestë kur presidentja e KE ishte në Shkup

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka njoftuar të martën fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë. Kjo marrëveshje e propozuar nga Franca dhe e miratuar në Parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hapi rrugën shtetit maqedon që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik. Në bazë të marrëveshjes, Shkupi gjatë procesit të bisedimeve me BE-në duhet të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin beson se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve. Çështja kryesore ka të bëjë me përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si popull shtetformues. Opozita maqedonase marrëveshjen e quan “tradhti kombëtare” andaj edhe ka iniciuar referendumin me pyetjen “A jeni për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?”.

“Me këtë marrëveshje mohohet gjuha, identiteti dhe historia maqedonase. Kjo nismë për referendum është tërësisht evropiane sepse kundërshton politikat dhe veprimet negative që Bullgaria i drejton ndaj Maqedonisë në aspektin gjuhësor, kulturës dhe identitetit”, ka deklaruar Nikolla Micevski, kryetar i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së.

Nisma për referendum nënkupton fillimisht mbledhjen e jo më shumë 100 nënshkrimeve për të paraqitur nismën në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), dhe më pas mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve që pastaj Kuvendi të shpallë datën për daljen e qytetarëve në referendum. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se “nisma e VMRO DPMNE-së tregon dyfytyrësinë e kreut të saj, Hristian Mickovski, i cili para zyrtarëve bullgarë kishte pranuar marrëveshjen për fqinjësi të mire dhe tani del kundër saj, për çka flet për politikat e tij të paqëndrueshme”.

Ndërkohë presidenti Stevo Pendarovski tha se “nisma e VMRO DPMNE-së është kundër integrimit evropian, jo morale, antievropiane”.

Sipas Pendarovskit pyetja e referendumit nuk është “A jeni kundër Marrëveshjes me Bullgarinë?” por, “Ajo jeni kundër rrugëtimit tonë drejt BE-së?”. Maqedonia e Veriut e ka fituar statusin e shtetit kandidat në vitin 2005, por për nisjen e bisedimeve ne BE-në ka pritur 17 vjet, për shkak të kontesteve të pazgjidhura me shtetet fqinje - fillimisht me Greqinë për çështjen e emrit, e tani me Bullgarinë për gjuhën dhe identitetin./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb