Maqedoni e Veriut/ 148 persona të infektuar me koronavirus, 12 raste të reja brenda 24 orësh

Maqedoni e Veriut/ 148 persona të infektuar me koronavirus, 12 raste të reja brenda 24 orësh

Foto nga Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 148 numri i personave të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19.

Shkupi mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve, gjithsej 88 persona.

Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një është shëruar.

Prej të martës në mesnatë, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi kufizime të reja të lëvizjes së qytetarëve: ora policore do të zgjasë nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa për të moshuarit mbi 67 vjeç kufizimi nis nga ora 11:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kufizime janë vendosur edhe për të rinjtë deri në 18 vjeç, të cilët nuk lejohen të lëvizin nga ora 21:00 deri në orën 12:00.

Numri i qytetarëve në vetizolim në këtë vend ka arritur në afër 10,000 apo 2,000 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja