Maqedonia e Veriut, 26 viktima dhe 722 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut, 26 viktima dhe 722 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut, të premten ka regjistruar edhe 26 viktima me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 6.013 persona.

Nga testimi i 5.865 mostrave, pozitivë me COVID-19 kanë dalë 722 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka arritur në 14.998.

Ministria e Shëndetësisë ka dalë edhe me një raport mbi numrin e viktimave në katër javët e fundit, dhe sipas të dhënave, prijnë qytetet ku numri i të vaksinuarve është shumë i ulët në përqindje.Gjatë kësaj periudhe, 480 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur dhe prej tyre 429 nuk ishin të vaksinuar.

Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar edhe për 14 nxënës të infektuar me koronavirus, por nuk ka dhënë detaje për vendin dhe shkollat ku janë regjistruar rastet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen