Maqedonia e Veriut bën publik programin e vaksinimit, do të kryhet në tre faza

Maqedonia e Veriut bën publik programin e vaksinimit, do të kryhet në tre faza

Maqedonia e Veriut ka bërë sot publik planin e vaksinimit antiCOVID, ka deklaruar gjatë një konferncë për medien ministri i Shëndetsisë Venko Filipçe. Në deklaratën e tij ministri ka theksuar se vaksinat e para që priten të mbërrijnë në vend do të jenë ato kineze.  Ministri i Shëndetësisë , Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp bëri të ditur planin e vaksinimit. Ai tha se vaksinimi do të kryhet në tre faza.

Në fazën e parë do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë me rrezik të lartë dhe personat mbi 70 vjeç; në fazën e dytë punonjësit shëndetësorë me rrezik më të vogël, punonjësit në institucionet thelbësore , personat mbi 65 vjeç e më të rinj nëse kanë sëmundje shoqëruese dhe në fazën e tretë të gjithë të tjerët që duan të vaksinohen.

Qytetarët në rrezik duhet të vaksinohen në një numër të madh, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës. Sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë vaksinat dhe të zbatojë vaksinimin. Të gjitha vaksinat në treg janë të sigurta dhe kanë kaluar të gjitha fazat e testimit dhe studimeve. “Imunizimi është arma më e fortë në luftën kundër virusit, por të gjitha masat e tjera duhet të vazhdojnë të respektohen – maskë, distancë,” tha Filipçe

Ai tregoi se regjistrimi do të bëhet nëpërmjet sistemit “Termini  im” i cili regjistron të dhëna për moshën, praninë e mundshme të sëmundjeve kronike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja