Maqedonia e Veriut fillon sot vaksinimin masiv, i vaksinuari i parë një 85-vjeçar

Maqedonia e Veriut fillon sot vaksinimin masiv, i vaksinuari i parë një 85-vjeçar

Në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv kundër koronavirusit. Imunizimi ka nisur me 24 mijë dozat e vaksinës AstraZeneca, të cilat arritën në Shkup përmes programit COVAX.

Të drejtën e vaksinimit në këtë fazë e kanë personat mbi moshën 77 vjeç, të cilët për orarin e vaksinimit po njoftohet përmes mjekut familjar.

I pari që ka marrë vaksinën ditën e sotme ishte 85-vjeçari Sotir Keleshovski, I cili kishte një mesazh për të gjithë qytetarët, “duhet të vaksinohemi të gjithë dhe jo të kemi frikë nga vaksina”, tha ai pas vaksinimit.

Me dozat e mbërritura nga AstraZeneca, Ministria e Shëndetësisë theksoi se do të vaksinohen vetëm personat të moshës mbi 60 vjeç.

Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se 76,000 doza shtesë të vaksinës COVID-19 do të mbërrijnë deri në fund të prillit. Në Maqedoninë e Veriut, paraprakisht janë vaksinuar mbi shtatë mijë punonjës shëndetësorë me vaksinën ruse Sputnik V.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori