MAQEDONIA E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot regjistrimin e rastit të parë të variantit britanik të COVID-19.
Gjatë analizës së të dhënave të pacientëve me COVID-19 gjatë janarit në klinikën "Zhan Mitrev", testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar me mutacion të varianti të ri britanik të COVID-19.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçari i cili tashmë rezulton të jetë shëruar. Personi në fjalë ka kryer dy teste në klinikën private më 29 dhjetor dhe 4 janar, dhe të dyja kanë rezultuar pozitive.
Pacienti, i evidentuar me varianti e ri britanik të COVID-19 nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe nuk është takuar me asnjë person tjetër i cili ka udhëtuar.
Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 91.555, ndërkohë që ai i vikamave është 2.821në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet maqedonase kanë njoftuar ditët e fundit se janë duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me vaksina kineze kundër COVID-19, ndonëse kanë theksuar se prioritet mbetet furnizimi përmes programit COVAX, teksa shteti po realizon bisedime të drejtpërdrejta edhe me kompaninë amerikane, Pfizer.