Maqedonia e Veriut, masat e reja kufizuese  për parandalimin e përhapjes së Covid-19, disa nga masat ngecin në parlament

 Maqedonia e Veriut, masat e reja kufizuese  për parandalimin e përhapjes së Covid-19, disa nga masat ngecin në parlament

Foto ilustruese

Në përpjekje për të kontrolluar valën e re të përhapjes së Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut,  miratoi një sërë masash të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 , por disa nga masat kanë ngecur në parlament.

Të mërkurën, kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për mbrojtje nga koronavirusi, e që kryesisht kanë të bëjnë me transportin publik, punën e objekteve të gastronomisë dhe administratën publike.

Vendimi i qeverisë parasheh që të gjitha lokalet dhe restorantet të punojnë deri në orën 23:00, transporti publik ta reduktojë në 50 për qind kapacitetin e pasagjerëve, ndërsa institucionet shtetërore dhe publike ta organizojnë punën e të punësuarve me turne, rotacion apo edhe punë nga shtëpia.

Qeveria ka lënë në fuqi edhe masën për mbajtjen e aktiviteteve sportive pa praninë e shikuesve.

Ndërkohë, nuk ka ende marrëveshje mes partive për masat e tjera që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje.

Shumica parlamentare ka kërkuar kohë për shqyrtimin e ligjit sepse ka pasur dilema për disa dispozita. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sqarojnë se kanë disa vërejtje të cilat pritet t’i diskutojnë në grup të posaçëm pune ku do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët para deputetëve të opozitës do të duhet të sqarojnë nevojën e miratimit të këtyre masave. Grupi parlamentar opozitar kryesisht ka dilema rreth kompetencave të institucioneve që duhet të sigurojnë zbatimin e masave.

Nga partia e Hristijan Mickoskit, zyrtarisht, nëpërmjet zëdhënësit të partisë, thonë se vlerësimin për efikasitetin e masave të reja që propozon pushteti duhet ta japin ekspertët. Ata në disa raste kishin kërkuar shkarkimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse sepse vlerësojnë se punon me diktat politik.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe megjithatë, pret që deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe urgjentisht t’i sjellin masat e reja për mbrojtje nga Covid-19, sepse, thekson, situata është serioze.

Deputetët të dëshmojnë përgjegjësi sa më parë në mënyrë unanime të votohen dy pako masash për mbrojtjen e popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit. Kërkoj të gjithë të unifikuar të dërgojmë mesazhin e unitetit rreth rëndësisë së respektimit të masave. Ato tërësisht janë të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe në përvojat ndërkombëtare. Masa të njëjta ose të ngjashme për momentin tashmë janë në fuqi në të gjitha shtetet evropiane”,theksoi Filipçe.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë të gjitha msat pasi vendit tanimë po i mbarojnë të gjitha kapacitetet spitalore.

 “Respektimi i masave, mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës përveç që do të thotë mbrojtje e shëndetit personal, publik, të familjarëve, do të thotë edhe respekt ndaj punës së punonjësve shëndetësorë të cilët pandërprerë, prej fillimit, po luftojnë me këtë krizë”, tha Filipçe.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë arrin 24.196, ndërsa i viktimave 850.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja