Dita I e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë e Veriut: Prioritet aleanca me SHBA, BE, NATO! Lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta

Shkup - Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Në zyrën e kryeministrit për 100 ditët e ardhshme ulet Talat Xhaferi.

Dimitar Kovaçeski i dorëzoi sot detyrën Xhaferit dhe më pas të mbajtën një konferencë për shtyp. Kovaçevski e ka uruar Xhaferin, duke shprehur se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

“Besoj se qeveria do të jetë e përkushtuar fuqishëm në interesat dhe prioritetet të qytetarëve dhe shtetit, me kompetencat ligjore”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Xhaferi theksoi se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO. 

"Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta”, tha Xhaferi.

Kryeministri Xhaferi thotë se qëllimi është i qartë dhe se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian. 

"Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane", shkroi Xhaferi.

Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj. Qeveria u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa opozita e VMRO DPMNE, edhe pse e pranishme nuk mori pjesë në votim.

Më poshtë keni lajmet më të fundit nga Maqedonia e Veriut

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
Presidenti Pendarovski organizon pritje për kryeministrin Xhaferi dhe kabinetin qeveritar

1706525846_tass.jpg

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka pritur në rezidencën e tij kryeministrin e ri, Talat Xhaferi dhe kabinetin e tij qeveritar.

“Ju uroj funksionim efikas dhe realizim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Pendarovski në Facebook pas takimit.

Ndërsa kryeministri Xhaferi theksoi se koordnimi mes institucioneve është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e shtetit.

“Është me rëndësi të veçantë që degët shtetërore të funksionojnë në mënyrë të koordinuar dhe vazhdimisht të bashkëpunojnë në dobi të qytetarëve dhe shtetit. Sot Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Qeverisë së sapozgjedhur”, tha Xhaferi.

Kabineti Qeveritar
Kryeministër Maqedonisë së Veriut- Talat Xhaferi
Ministre e Mbrojtjes: Slavjanka Petrovska
Ministër i Brendshëm Teknik- Pançe Toshkovskin
Ministër Drejtësie: Krenar Loga
Ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndër-Komuniteteve- Artan Grubi
Ministër i Jashtëm- Bujar Osmani
Ministër i Financave-Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë-  Kreshnik Bekteshi
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave- Ljupço Nikolovski
Ministër i Shëndetësisë- Fatmir Mexhiti
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Jeton Shaqiri
Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale- Gjoko Velkovski
Ministër i Çështjeve të Vetëqeverisjes Lokale- Risto Penov
Ministër i Kulturës- Bisera Kostadinovska-Stojçevska
Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës- Azir Aliu
Ministër i Transportit- Blagoj Boçvarskii
Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Kaja Shukova
Ora 11:26
Dita e parë si kryeministër, reagon Xhaferi: Rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet pa vizion! Qëllimi është i qartë, Maqedonia e Veriut në BE

1706523987_l.jpg

Në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të ulet një shqiptar, Talat Xhaferi. Këtë të hënë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës kryeministrore, duke shënuar një ndryshim historik në peizazhin politik të vendit të vogël ballkanik, derisa Dimtar Kovaçevski i dorëzoi zyrtarisht detyrën Xhaferit.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.

Ai është shprehur se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.

"Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane", shkroi Xhaferi në Facebook.

Ora 11:17
Paraardhësi Kovaçevski uron Xhaferin për postin e ri: Është koha për mbështetje

 

1706523451_di.jpg

Talat Xhaferi, ka marr detyrën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut. Gjatë konferencës për shtyp, paraardhësi i tij Dimitar Kovaçevski e ka uruar për postin e marrë, duke bërë thirrje për mbështetje.

Dimitar po ashtu ka evidentuar edhe zhvillimet që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në krye të vendit.

Ai tha se "ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje".

“Ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Si asnjëherë deri më tani janë realizuar mbështetje e lartë dhe janë kthyer para te qytetarët si asnjëherë më parë. Gjithashtu kemi stabilizuar dhe prodhimin vendas. Përsa i përket fermerëve marrin subvencione, ky është sukses i madh që tregon përparimin. Kemi forcuar partneritetin strategjik në SHBA. sa më shpejt do të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu kemi treguar një pjekuri politike dhe kemi realizuar disa cikle zgjedhore. Përvoja ka treguar që duhet të bazohemi në parime. Sot është një kohë tjetër, ku e kaluara është histori. Tani është koha që asnjë nuk do të varet nga ne sepse kemi siguruar shumë aleatë. Tani është koha për një mbështetje se sa shpejt do të shkojmë drejt Europës. Në emër të kësaj japim mbështetje që të vazhdohet në këtë rrugë. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje. Dua t’ju falenderoj për besimin e palodhshëm, dua të falenderoj mediat për besimin dhe dua t’i uroj kryetarit të qeverisë punë të mbarë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski.

Ora 11:04
Talat Xhaferi merr detyrën e kryeministrit: Kushtetuta e ligjet do të jenë baza e çdo vendimi në qeveri

1706522635_alat.jpg

Pas votimit në Kuvend një ditë më parë, Talat Xhaferi, ka marrë sot detyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për mediat me paradhësin e tij, Kovacevski, Xhaferi tha se Kushtetuta e ligjet do të jenë baza e cdo vendimi që do të merret në qeveri.

“Me premtimin se sëpaku një hereë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovacevskin, u pajtuam për cështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë. Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi I zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale. Do të zbatojmë të gjithë parakushtet ligjore për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj", tha Xhaferi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi