'Maqedonia e Veriut' Presidentja rindezi debatin me Greqinë! Presidenca: Siljanovska Davkova do t’i përmbahet emrit kushtetues

'Maqedonia e Veriut' Presidentja rindezi debatin me Greqinë! Presidenca: Siljanovska Davkova do t’i përmbahet emrit kushtetues

Presidentja e Maqedonise, Davkova

Shkup - Në vend të “Maqedonia e Veriut”, siç është emri i ri i vendit pas marrëveshjes me Greqinë, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament përdori emrin “Maqedoni”.

Kaq ka mjaftuar për të rindezuar debate të vjetra.  Për këtë arsye, sot ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut. Përmes një deklarate zyrtare, kjo ministri,  konfirmon se vendi do të respektojë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen e Prespës të nënshkruar me Greqinë.

Edhe kabineti presidencial ka deklaruar se Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues.

Në njoftim thuhet se në pajtim me Kushtetutën, presidentja e ka nënshkruar betimin solemn duke përdorur emrin kushtetues gjegjësisht siç është përgatitur teksti nga shërbimet parlamentare.

Megjithatë, me siguri Siljanovska Davkova do të bëjë përjashtim në përdorimin e emrit kushtetues në daljet publike.

“Në paraqitjet e saj publike, presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vet-identifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do t’i përmbahet zbatimit zyrtar të emrit kushtetues”, citohet Kabineti i presidentes shkruan alsat.mk 

Reagimi nga Kabineti vjen pasi kryeministri grek Kyriakos Micotakis ka shkruar në Facebook se Siljanovska Davkova me veprimet e saj po minon të ardhmen evropiane të vendit të saj.

“Deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë lëshime të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi korrekt i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga shmangia e sfidave”, u shpreh Kirjakos Micotakis- kryeministër i Greqisë.

Kreu i shtetit bullgar tha se perspektiva evropiane e vendit varet nga përmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Poashtu, presidenti bullgar Rumen Radev, si dhe kryeministri Dimitar Gllavçev, zyrtarisht njoftuan se janë kundër ndryshimit të kornizës së miratuar negociuese ndërmjet Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për të cilën është angazhuar VMRO DPMNE.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme bëri thirrje për vigjilencë të gjithë faktorëve politikë, pasi siç njoftuan, ruajtja e kursit euroatlantik të vendit është interes themelor strategjik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Davkova u betua në emër të Maqedonisë/ Reagon kryeministri grek: Provokim! Shkupi t'i rikthehet Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut.

Mitsotakis shprehu mosmiratimin e Greqisë për një ‘iniciativë të paligjshme dhe të palejueshme’ dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj, duke minuar të ardhmen e saj, siç kanë deklaruar tashmë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.’

‘Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë