Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin Omicron

Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot rastin e parë me variantin Omicron të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se infektimi është regjistruar te një person i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe dy ditë më parë. Pasi ka shfaqur simptoma të virusit, ai është testuar dhe më këtë rast është detektuar varianti Omicron.

Testi është bërë në një klinikë private në Shkup. Pacienti i prekur nga varianti Omicron më parë ka qenë i sëmurë me COVID-19, në janar të këtij viti, por si rast që nuk ka shfaqur simptoma. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, i njëjti ka qenë edhe i vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer.

“Testi është bërë në spitalin privat 'Zhan Mitrev' në Shkup, te një burrë i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe. Për momentin, pacienti ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpinë e tij”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas mjekëve specialistë, të infektuarit me variantin Omicron nuk kanë një pasqyrë të rëndë klinike, por për shkak të përhapjes së shpejt të infeksionit, ka mundësi që spitalet të mbingarkohen dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të përballet me fluks të madh të pacientëve.

“Të gjitha indikacionet relevante dhe të pavarura sugjerojnë se Omicroni ka simptoma shumë më të lehta dhe shanset për të përfunduar në spital janë rreth 80 për qind më të ulëta se varianti aktualisht dominues, Delta. Nuk ka nevojë për panik”, ka deklaruar mjeku specialit, Niko Beqarovski.

Përkundër paraqitjes së rastit të parë me variantin Omicron, nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka njoftime për vendosjen e kufizimeve të reja. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se diçka duhet bërë, sidomos për festat e ardhshme kur ka grupime dhe festa të mëdha.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të enjten tha se gjendja epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe madje me tendencë të përmirësimit të mëtejmë. Kjo ka bërë që disa shtete të lehtësojnë masat e lëvizjes në vendet e tyre për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave zyrtare, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar rreth 220,000 persona, prej tyre rreth 7,800 e kanë humbur jetën ndërsa raste aktive janë rreth 8,000. Nga vendet e rajonit Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë regjistruar rastet e para me variantin Omicron.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë