Maqedonia e Veriut regjistron rekord viktimash nga COVID, humbin jetën 50 qytetarë

Maqedonia e Veriut regjistron rekord viktimash nga COVID, humbin jetën 50 qytetarë

Maqedoni e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar rekord viktimash ditore si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 viktima, 19 prej tyre janë regjistruar vetëm në Shkup. Viktimat janë mes moshës 46 dhe 95 vjeçare. 46 pacientë kanë ndërruar jetë në kushte spitalore kurse 4 në kushte shtëpiake.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.174 teste të kryera janë regjistruar 1320 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 132.740 raste, prej të cilëve 108.197 janë shëruar, kurse 3.860 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 20.683 raste aktive me Covid-19.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë