Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 41 të vdekur me koronavirusi, duke thyer rekordin e viktimave brenda këtij viti. Viktimat janë 23 në Shkup, 4 në Tetovë, 3 në Kumanovë dhe Kërçovë, dhe nga një në tetë qytete tjera. Në mesin e viktimave është edhe një 18-vjeçar, një 23, një 31, dy të moshës 40 vjeçe dhe të tjerët të moshës mes 50 dhe 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar edhe për 539 të infektuar me COVID nga 5,589 teste të bëra.
Sipas raportit, 245 persona janë shëruar. Numri i rasteve aktive me koronavirusi ka arritur në 13,261.
Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar masa shtesë nëse gjendja epidemiologjike me COVID-19 përkeqësohet.