Maqedonia e Veriut, Vaksina antiCOVID deri në mars, prioritet punonjësit shëndetësor

Maqedonia e Veriut, Vaksina antiCOVID deri në mars, prioritet punonjësit shëndetësor

Venko Felipçe

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe në konferencën për shtyp njoftoi se përmes COVAX do të sigurohen rreth 800 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 për rreth 400 mijë qytetarë.

 “Kemi marrë ofertë nga Polonia dhe përmes kryeministrit grek Mitsotakis deri tek kryeministri Zaev …dhe për këtë tashmë kemi aplikuar për 800 mijë doza tjera nga gjithsej 400 milion doza që janë siguruar për vendet e Bashkimit Evropian”, tha Filipçe duke shtuar se vendi ka aplikuar edhe për furnizim direkt nga kompania Astra Zeneca dhe Pfizer.

Mundësia e tretë është që vendi të sigurojë doza shtesë përmes Ambasadës së Polonisë dhe Ambasadës së Greqisë, të cilat iu premtuan autoriteteve maqedonase se do t’ju ndajnë një pjesë të caktuar nga 100 milion vaksinat e siguruara nga BE-ja për shtetet evropiane që nuk janë pjesë e BE-së.

Ministri theksoi se vendi tashmë ka nisur me planifikimin e logjistikës për furnizim me vaksinë, dhe se janë siguruar frigoriferë të posaçëm për ruajtjen e vaksinës.

“Tashmë kemi realizuar takime me disa operatorë ekonomik që punojnë në këtë drejtim, respektivisht me importim, deponim dhe shpërndarje të vaksinave. Të gjithë kanë shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e këtij sistemi…Kemi marrë vërtetim nga një fondacion amerikan për frigoriferët e nevojshëm që sigurojnë temperaturë prej -70C…do të arrijnë në vendin tonë në fillim të janarit”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se fillimisht do të vaksinohet personeli mjekësorë, qytetarët mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, të punësuarit në infrastrukturën e rrezikshme si dhe të punësuarit në transportin publik. Kryetarja e këtij komiteti për Imunitetin Aleksandra Grozdanova tha se edhe pacientët që tanimë janë shëruar nga ky virus do të mund të vaksiohen, për gjithmonë në bazë të vullnetit të tyre.

Duhet të kemi parasysh se do të ketë listë me prioritet siç janë personeli mjekësor i ekspozuar, ata që i trajtojnë pacientët, mikrobiologët nëpër laboratorë. Si dhe të sëmurët kronik që do të kenë prioritet siç janë rastet me sëmundje kardiovaskulare, ata me sëmundje të frymëmarrjes dhe me sëmundje malinje, si dhe pacientët e moshuar- pohoi Aleksandra Grozdanova, Kryetare Komitetit për imunizim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare