I mori dhuratë nga Serbia, Maqedonia nisi sot vaksinimin me Sputnik V

I mori dhuratë nga Serbia, Maqedonia nisi sot vaksinimin me Sputnik V

Foto ilustruese

Maqedoni-Sot ka nisur përdorimi i vaksinës ruse Sputnik V edhe në Maqedoni. Brenda ditës pritet të vaksinohen rreth 3.000 qytetarë e ndërsa faza e parë e imunizimit me vaksinë ruse parashikon 20.000 qytetarë. Dozat e para të vaksinës, fillimisht do t’i marrin grupet e rrezikuara, si personeli shëndetësor, mësuesit, gazetarët, policët, zjarrëfikësit, shoferët e autobusëve. Ndërkaq, në Maqedoni vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 77 vjeç me vaksinën AstraZeneca.

Mjekët të cilët kanë marrë sot vaksinën ruse, Sputnik V janë shprehur për mediat vendase se nuk kishin asnjë efekt anësor.

“Gëzohem që na thirrën. Gjithë procesi ishte i mirëorganizuar. Pas vaksinimit pushuam 15 minuta, nuk patëm efekte anësore, tani po shkojmë në shtëpi”, u shpreh mjekja.

“Ndjehem mirë, u vaksinova në krahun e djathtë. Unë jam me epilepsi. Ju tregova se terapinë e mar në mënyrë të rregullt. Nuk kisha efekte anësore, më thanë të pushoj për 10-15 minuta”, tha mjekja.

Më 1 prill, Serbia i ka dhuruar 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, Maqeonisë. Deri më tani, në Maqedoni janë vaksinuar rreth 10.000 qytetarë, prej tyre mbi 7.000 janë pjesë e personelit shëndetësor.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër