TIRANË - Gjatë Iftarit të shtruar nga çifti kryeministror me rastin e muajit të Ramazanit, Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe atë se çfarë po ndodh në Maqedoni. Gjatë fjalës së tij Rama u ka kujtuar edhe ndërkombëtarëve si garantues të marrëveshjes së Ohrit për zbatimin jo korrekt të saj. Ndërsa ka bërë apel për maturi mes dy vendeve ka kërkuar që çështja duhet të zgjidhet në planin tre palësh, duke kërkuar reflektim nga ana e garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit.
Më tej Rama theksoi se Flamujt e radikalizmit kombëtar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet. Këto janë edhe arsyet pse sipas Ramës duhet një reflektim tre palësh për atë se çfarë po ndodh në Maqedoni.
“Ajo çfarë po ndodhë në Maqedoni meriton vëmendje. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët, shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe garantuesit. Nëse maturia duhet dypalësh, reflektimi duhet të jetë trepalësh. As burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as flamuri e radikalizmit, që bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Garantët nuk duhet t’i kërkojnë shkaqet jashtë sferave të tyre, flamujt e radikalizmit kombëtar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keqarsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet menduar në shumë palë për Ballkanin. Muaji i Ramazanit kohë e artë për të folur jo vetëm për paqe, por edhe për dije. Urdhri i parë i engjëllit për profetin është lexo. Ramazani është bërë për na kujtuar etjen për dije. Nuk e fsheh dot që do të ma donte zemra për ata që përpiqen që me të tyren duan te bëjnë më të mirën për vendin, por dua t'u them se mund ta rrezatojmë më së mirë vendin përmes harmonisë fetare.”- tha kryeministri Rama.
Rama: Iftari bashkon në sofër myslimanët me të krishterët
Kryeministri Rama me bashkëshorten, Linda, shtruan një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit, në një nga restorantet e kryeqytetit. Në darkën e shtruar nga çifti Kryeministror morën pjesë politikanë, drejtues institucionesh, por edhe ambasadorë të vendeve të ndryshme mes të cilëve spikaste ai i SHBA, Arvizu.
Rama vlerësoi se Ramazani është të dëgjosh urinë se si flet për harresën, shpërdorimin duke u shprehur se Iftari nuk bashkon në sofër vetëm besimtarët myslimanë, por edhe myslimanët me të krishterët.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se Shqiptarët janë mishëruesit e paqes dhe të bashkëjetesës etnike e fetare. Në Shqipëri, myslimanët dhe të krishterët shqiptarë nuk janë lëkundur asnjëherë për t’u bërë pjesë e Evropës
“Përparimet e mëdha të shkencës e teknologjisë nuk e kanë ulur, por e ka rritur përqindjen e popullsisë botërore të atyre që besojnë në zot. Respektoj ata që besojnë dhe e praktikojnë besimin e tyre fetar. Shpresoj që ta kem kuptuar drejt që Ramazani është të dëgjosh urinë se si flet për harresën, shpërdorimin. Iftari nuk bashkon në sofër vetëm besimtarët myslimanë, por edhe myslimanët me të krishterët. Nuk u flet vetëm praktikanteve por njerëzve në përgjithësie. Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër të vogël që ta kenë vizituar dy papë në dy dekada. Shqiptarët janë mishëruesit e paqes dhe të bashkëjetesës etnike e fetare. Në Shqipëri, myslimanët dhe të krishterët shqiptarë nuk janë lëkundur asnjëherë për t’u bërë pjesë e Evropës. E tillë është edhe Kosova. Palëkundëshmëria e shqiptarëve vjen prej një besimi që nuk ushqehet vetëm me fjalë.”-tha Rama.
Fjala e plotë e Ramës në Iftarin e shtruar për muajin e Ramazanit
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë e Ramës në Iftarin e shtruar për muajin e RamazanitRedaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)