Forcat Speciale të Maqedonisë të njohura si “Ninxhat” dhe “Ujqërit” kanë bërë stërvitje ushtarake në liqenin e Ohrit, pranë kufirit Shqiptar në fshatin Rodozhdë.
Sipas raportimeve nga ANSA dhe nga agjensia e lajmeve INA, kjo stërvitje përfshinte operacionet e bllokimit, përcaktimit të zonave nga ku sulmonte “grupi i supozuar” i terroristëve. Operacioni përfshin një “Grup terrorist” të simuluar, i cili përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni, me qëllimin për të shkaktuar trazira në shtetin fqinj.
Në stërvitje janë përfshirë objekte lundruese, automjete tokësore, helikopterë dhe polumbarë zhytësa, duke përfunduar operacionin me kapjen dhe dorëzimin e personave të arrestuar në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Mediat Shqiptare në Maqedoni nuk janë vënë në dijeni mbi zhvillimin e këtij operacioni, ndërsa të gjitha mediat e tjera kanë marrë informacione mbi këtë aktivitet që zhvillohet në kulmin e tensionit diplomatik midis Shkupit dhe Tiranës pas përpleshjeve në Maqedoni për dënimin e 6 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve në 2012-ën.
Fotot tregojnë të gjitha fazat e stërvitjes.
Gjatë stërvitjes ushtarake ka qenë i pranishëm Presidenti i Republikës, njëkohësisht dhe komandant i Forcave të Armatosura, George Ivanov, Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-koloneli Goranço Koteski. Ndërkohë që Zëvëndës Ministri Arben Labënishti, i cili është pikërisht nga Struga dhe përfaqeson partinë shqiptare brenda qeverisë, nuk ka qenë i pranishëm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41