Marash Kumbulla fut në panik stafin e Kombëtares. Për javën e 12-të në La Liga luhet derbi i Katalonjës mes Barcelonës dhe Espanyol, aty ku për miqtë mbrojtësi kuqezi e nisi titullar.
Kumbulla nuk mundi të ishte në fushë më shumë se 40 minuta pasi u dëmtua dhe doli nga fusha duke u zëvendësuar nga Gomez. Tërheqja muskulore ka bërë që Marashi të dalë dhe të lërë të tijtë në "baltë", me Barçën që kryesonte 3-0 pas 45 minutave të para.
Pas problemeve të Brojës dhe Manajt, duket se edhe Kumbulla do bëjë me "dhimbje koke" Sylvinhon. Kombëtarja luan dy ndeshje në 16 dhe 19 nëntor për Ligën e Kombeve në Tiranë, kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Po për Car e do kumbullen per Raki ? Eshte Ajeti me i mirë se gorrica
Përgjigju