"Maratonë protestë për Parkun"
Bojaxhi: Anuloj projektet e ndërtimit

TIRANË - Projektet për ta shëndërruar Liqenin Artificial në Tiranë në kantier ndërtimi kanë “ngritur në këmbë” qindra qytetarë të cilët vrapuan përgjatë parkut të liqenit në atë që e quajtën “Maratonë protestë” për të mbrojtur këtë pjesë të gjelbërt të kryeqytetit nga ndërtimet shumëkatëshe.
 
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në garën elektorale të 21 Qershorit Gjergj Bojaxhi, i cili iu bashkëngjit maratonës tha se do të anulojë të gjitha projektet aktuale dhe se do ta kthejë kufirin e Parkut në gjurmën e dikurshme. Ai ripërsëriti premtimin për të thirrur një referendum lokal ku qytetarët e Tiranës të vendosin nëse duan të ndalojnë përgjithmonë tjetërsimin e hapësirave publike ekzistuese, përfshirë ato të gjelbërta.

Prej nisjes së fushatës elektorale ndërtimet e kompleksit të pallateve shumëkatëshe pranë Digës së Liqenit u kthyen në një nga thirrjet më të forta kundërshtuese të Bojaxhi, derisa u arrit në vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit që anuloi punimet. Kjo u pa si një fitore e parë e kandidatit të pavarur, por që mesa duket nuk do të mjaftohet me kaq, deri në anulimin e të gjitha projekteve të tjera që betonizojnë kurorën e gjelbërt të Liqenit Artificial.
 

bojaxhi

bojaxhi

bojaxhi

bojaxhi

bojaxhi

Bojaxhi e ka cilësuar shëndërrimin e Parkut të liqenit në trual ndërtimi, rast flagrant të klientelizmit politik përmes bashkëpunimit prej vitit 2004 të kryeministrave (Nano, Berisha dhe Rama) dhe kryetarëve të Bashkisë së Tiranës (Rama dhe Basha).
 
Mbi 70 hektarë park janë shndërruar në tokë ndërtimi që përfshin edhe pjesën anash korpusit të Universitetit që është pjesë e kompleksit monumental të sheshit “Nënë Tereza”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen