'Maratonomaku' Kristjan Asllani në qendër të kritikave, gazetari italian: Ai e bëri të tijën, shokët jo

'Maratonomaku' Kristjan Asllani në qendër të kritikave, gazetari italian: Ai e bëri të tijën, shokët jo

Kristjan Asllani

Real Sociedad dhe Interi barazuan dje 1-1 për grupin D në Champions League. Në "San Sebastian" miqtë nga Italia barazuan në fund të ndeshjes, teksa me formën e treguar mund të dilnin edhe pa pikë nëse nuk do ishte goli i Martinez.

Në vorbullën e kritikave për paraqitjen e skuadrës është edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares e nisi ndeshjen nga minuta e parë, duke u aktivizuar për 55 minuta. Nota 6.3 për shqiptarin, që ishte më i vlerësuar se Bastoni, pas gafës së mbrojtësit. Në krah të Asllanit ka dalë gazetari italian, Sandro Sabatini.

"Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyë të “dendur”. Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.

Kujtojmë se në 45 minutat e para, Kristjan Asllani ishte lojtari me më shumë kilometra të përshkruara në fushë për të dyja skuadrat, plot 6,26.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës