Myrto Uzuni po zhvillon ndoshta sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Granadas në Spanjë dhe Kombëtares kuqezi ka bërë që Marca t'i kushtojë një material, duke treguar se beratasi është vendimtar në La Liga 2 me 17 gola. Loja efekive, efikasiteti në ekip dhe golashënuesi më i mirë në La Liga 2 ka marrë një vlerësim nga prestigjozja spanjolle.
“Uzuni zbarkoi në “Los Cármenes” pa krijuar pritshmëri të mëdha. Emri i tij nuk bëri jehonë, por shqiptari nuk vonoi të shfaqte cilësisë e tij, duke fituar zemrat e tifozëve. Një potencial i fshehur, që u shfaq me prepotencë në këtë sezon, siç dëshmohet nga 17 golat e tij, që përbëjnë 50% të golave të shënuar nga Granada. Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 me gjashtë gola më shumë se Raúl García i Mirandésit, ndjekësi i tij më i afërt. Gola që përkthehen edhe në fitore për skuadrën “bardhekuqe”, e cila gjithmonë merr tri pikë kur Uzuni “shpon” portën rivale, gjë që tregon rëndësinë e futbollistit në skuadrën e Paco López", shkruan Marca.
E përditshmja spanjolle më pas tregon se sa herë Uzuni e ka dërguar topin në rrjetë, Granada ka marrë tri pikë. Beratasi ka zhbllokuar ndeshjen për të tijtë në shtatë takime. Një krahasim me Lewandowskin nuk është çudi.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Myrto Uzuni ka shënuar në dhjetë ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe sa herë ka e ka dërguar topin në rrjetë rezultati ka qenë i njëjtë: triumf për Granadën. Përveç kësaj, beratasi ka zhbllokuar rezultatin në shtatë ndeshje ku ka shënuar, duke i hapur rrugën fitores së andaluzianëve. Uzuni i ka siguruar Granadës gjithsej 20 pikë me golat e tij, duke nënshkruar mesatarisht një gol çdo 105 minuta. Mund të krahasohet për nga efikasiteti me Lewandowkin, që shënon çdo 102 minuta”, përfundon Marca.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)