Marca zbulon planin e 'çmendur', Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shokë të një skuadre

Marca zbulon planin e 'çmendur', Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo shokë të një skuadre

Ronaldo dhe Ramos

Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos mund të luajnë në të njëjtin ekip, sërish. Marca në Spanjë bën me dije se Al-Nassr në Arabinë Saudite e ka gati planin që veç kapitenit të Portugalisë të paraqesë ofertën për mbrojtësin e PSG-së. 36-vjeçari e ka fituar vendin e titullarit në Paris dhe dje ishte në fushë në fitoren e siguruar në kampionat, por vera që vjen mund ta gjejë Ramos në një ekip të ri.

Në Arabinë Saudite bëjnë me dije se presidenti i klubit dhe drejtori sportiv i Al-Nassr kanë në plan që të udhëtojnë drejt Parisit për të paraqitur ofertën në drejtim Sergio Ramos.

Prioritet për momentin është nënshkrimi me Ronaldon, teksa klubi saudit do merrte vëmendjen e duhur publicitare nga portugezi. "Kohët e fundit, një person i besuar nga Cristiano Ronaldo , i cili nuk ishte Jorge Mendes , ishte në Riad duke përshkruar detajet e gjithçkaje që do të sillte prania e CR7 në Arabinë Saudite", bën me dije Marca. Kujtojmë se Ramos dhe Ronaldo kanë qenë pjesë e Real Madrid dhe për shumë vite kanë fituar gjithçka me 'Galaktikët'.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan

Braçe ‘shpërthen’ ndaj Agron Shehajt: Gjithë jetën të vetmin biznes ke pasur call center, del na flet për bujqësinë tani që u bërë politikan