Marcelo nuk e ka ndërmend të ndalet duke luajtur futboll, përkundër largimit të papritur nga klubi i tij i zemrës Fluminense. Veterani brazilian ishte prej një vit e gjysmë pjesë e Fluminenses, por pas një përplasje me trajnerin ka ndërprerë kontratën dhe tani po mendon rikthimin në Evropë.
E ardhmja e futbollistit mund të jetë sërish në Spanjë, aty ku për 15 vite la shenjë me fanellën e Real Madrid. Dy klube nga La Liga, kanë shfaqur interes serioz për 36-vjeçarin.
Bëhet fjalë për Leganes dhe Villarreal, klube që duan ta bëjnë lojtarin pjesë të tyre. Gjithsesi rikthimi i tij në Evropë është i sigurt dhe nga janari ylli brazilian pritet të jetë pjesë e La Ligas.