Një artiste e re po përpiqet t`i japë origjinalitet artit modern duke pikturuar me gjintë e saj. Marcey Hawk i përdor gjinjtë në vend të penelit.
Pikturat e saj kanë arritur të krijojnë shumë shpejt një popullaritet të madh qoftë te publiku femëror ashtu edhe tek ai mashkullor. Madje edhe shumë persona të njohur, VIP-a, kanë blerë disa nga pikturat e saj. Një pjesë të të ardhurave që ajo fiton i jep për bamirësi.

Piktura është një pasion për shumë persona. Historia ka njohur shumë gjeni të pikturës, që janë ndjekur njëri pas tjetrit, duke pasur të gjithë një stil të veçantë.
Marcey Hawk është një artiste, e cila vjen nga Kalifornia dhe krijon piktura abstrakte duke përdorur gjoksin e saj si penel.

“Doja që arti im të ishte shumë intim, erotik, eksplorues dhe unik, me një prekje fantazie. Referencat e mia artistike janë të Van Gogh dhe Jackson Pollock”, është shprehur Marcey Hawk.
Në të vërtetë, ajo i lyen gjinjtw e saj me ngjyra dhe forma të ndryshme, e më pas arrin të krijojë dizenjo abstrakte.
Interesant është edhe fakti që Marcey përdor teknika të ndryshme që fillojnë nga efekti turbullues, për të cilin i duhen të dy gjinjtë në kanavacë, dhe vazhdojnë me efektin sferik me Pop, ku asaj i duhet të përdorë vetëm një sisë.

Çmimet e punëve të saj variojnë nga 300 deri në 500 euro, ndërsa ajo ka një dyqan online nëpërmjet të cilit pikturat i shet në të gjithë botën. Admiruesit e këtij arti rriten dita-ditës. Një pjesë të mirë të të ardhurave që fiton falë veprave të saj, ajo ia jep Fondacionit Susan G. Komen, për betejën kundër kancerit.

Madje Marci ka disa klientë VIP, që i blejnë pikturat, mes të cilëve janë Hugh Hefner e Russell Brand. Pak origjinalitet duhej pikërisht në botën e artit dhe kjo grua ka gjetur një mënyrë të mirë për ta “rinovuar”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com