Marina dhe Getoari e çojnë
lidhjen e tyre në një tjetër nivel
Pse jo edhe martesë, Marina Selimi nuk tingëllon aspak keq...
Në fillim e ruajtën lidhjen të fshehtë deri sa të bindeshin se marrëdhënia e tyre po shkonte në shinat e duhura, më pas vazhduan me disa foto nga të njëjtat vende ekzotike ku pushonin, ndërsa tani hedhin dhe ndonjë foto të dy.
Edhe pse lidhja e moderatores së “Procesit Sportiv” dhe reperit më të paguar në Kosovë, Getoar Selimi është pasqyruar si telenovelë nga mediat, ajo komentohet si një nga historitë më të bukura të dashurisë. E ndërkaq, pas shumë udhëtimeve të çiftit sa në Prishtinë e në Tiranë për të qenë bashkë, më në fund e kanë zgjidhur problemin me nisjen e një bashkëjetese në kryeqytet.
Reperi është shpërngulur në Tiranë për të jetuar në apartamentin e tij në zonën elitë “Kodra e Diellit”, ku po bashkëjeton me Marinën. Lajmin e bashkëjetesës e kanë dhënë mediat e Kosovës, të cilat kanë ndjekur në mënyrë të përpiktë hap pas hapi këtë lidhje, shpesh të dokumentuar me foton paparaci dhe video, shkruan “Panorama”.
Edhe pse ende nuk kanë dhënë asnjë intervistë për rrëfyer dashurinë e tyre, në një farë mënyre e deklaruan me disa batuta gjatë “Procesit Sportiv”, ku Getoari ishte ftuar të fliste për sportin në panelin e Marinës dhe Edi Manushit.
Sipas mediave të Kosovës, Getoari investon shumë para për Marinën, që nga pushimet e shtrenjta e deri tek dhuratat e veçanta dhe luksoze. Flitet se për festat e fundvitit, Geti i ka blerë Marinës një makinë të tipit “Audi A7”, me të cilën ajo po qarkullon tani në Tiranë. Tashmë Marina trajtohet si nusja e shtëpisë Selimi, pasi nëna e tij e fton sa herë që kanë ndonjë festë të rëndësishme.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje
28 Shtator, 19:11
-
SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump
28 Shtator, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier dhe mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë për Kukësin
28 Shtator, 18:24
-
Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë
28 Shtator, 18:15
-
Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit
28 Shtator, 18:05
-
Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun
28 Shtator, 18:05
-
Ja cilat janë 3 shenjat më të disiplinuara të horoskopit
28 Shtator, 17:53
-
Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach
28 Shtator, 17:48
-
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
28 Shtator, 17:42
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25
-
Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare
28 Shtator, 17:14