Marine Le Pen i kthehet ashpër Kylian Mbappesë: Francezët janë të lodhur duke u mbajtur leksione

Marine Le Pen i kthehet ashpër Kylian Mbappesë: Francezët janë të lodhur duke u mbajtur leksione

Marine Le Pen dhe Kylian Mbappe

Marine Le Pen, kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, ka kritikuar Kylian Mbappenë për deklaratat që ylli i kombëtares franceze bëri para ndeshjes me Portugalinë, në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Mbappe u bëri thirrje francezëve që të shkojnë në zgjedhje, në mënyrë që partia e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen, të mos fitojë dhe të mos formojë qeverinë e re të Francës. Marine Le Pen dëgjoi se çfarë kishte për të thënë Mbappe dhe donte të përgjigjej, duke mos u kursyer.

“Francezët janë lodhur duke u mbajtur leksione për moralin dhe duke u dhënë udhëzime votimi. Kylian Mbappe është padyshim një futbollist shumë i mirë, edhe nëse nuk jam i apasionuar pas këtij sporti.

Kjo tendencë e aktorëve, futbollistëve dhe këngëtarëve për të ardhur t'u thonë francezëve se çfarë duhet të votojnë, ka filluar të ndihet shumë keq tek ne. Sidomos kur janë “milionerë apo edhe miliarderë që jetojnë jashtë” që flasin me “njerëz që fitojnë 1300, 1400 euro në muaj”.

Ata njerëz që kanë fatin të jetojnë mirë, madje shumë mirë, të jenë të mbrojtur nga pasiguria, varfëria dhe papunësia, besojnë se duhet të mbajnë një formë rezervë", tha Marine Le Pen për kanalin amerikan CNN International.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Protestë kundër turizmit masiv në Barcelonë, bllokohen lokalet

Protestë kundër turizmit masiv në Barcelonë, bllokohen lokalet