Gazi i shpërthyer nga fontana në Marinëz, vec dëmeve në ambient dhe në pronat e banorëve, po sjell edhe probleme shëndetësore për banorët e kësaj zone. Dy shtetase janë paraqitur në mëngjesin e së dielës në spitalin Fier, me simptoma të qarta të helmimit nga gazi.
Ato janë Entela Nushi 39 vjeçe dhe Eglantina Nushi 38 vjeçe, banorë të Marinëzës.
Menjëherë shtetaset janë vendosur nën regjim spitalor dhe nën kujdesin e mjekëve Ato po mjekohen në repartin ditor të këtij spitali, ndërsa sipas bluzave të bardha janë paraqitur me simptoma tharje fyti, marrje mendsh dhe të vjella.
Vetë shtetaset pohojnë se prej disa ditësh janë ndier të pafuqishme,me dhimbje koke, e këputje trupore, ndërsa gjatë natës duke u gdhirë e diel kanë filluar dhimbje të forta barku dhe të vjella. Ato pohojnë se me këto ankesa janë edhe dhjetëra banorë të Marinzës dhe se shkaku kryesor është gazi i dalë në atmosferë nga shpërthimi i fontanës, para katër ditëve.
Mjekët jashtë kamerës kanë pohuar se po mbajnë nën kontroll gjendjen shëndetësore të pacienteve. Sipas tyre këto janë raste e para të paraqitjes së banorëve të kësaj zone për ndihmë mjekësore në spital.
Në terren situata vijon të jetë e rënduar. Sipas banorëve ajri është shumë i rëndë dhe mbytës, uji i papijshëm dhe tokat dhe shtëpitë të dëmtuara.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO