Mario Balotelli ka gjetur klubin e tij të radhës, pas një periudhe të vështirë te Genoa. Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë dy vite e gjysmë me Al-Ittifaq, duke nisur një aventurë të re në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Prezantimi zyrtar i tij pritet të bëhet më 10 janar në Dubai.
Klubi Al-Ittifaq është në pronësi të Pietro Laterza, i njohur gjithashtu si pronari i Chievos, çka e bën lëvizjen edhe më interesante në aspektin sportiv dhe menaxherial.
Balotelli, i cili ka mbajtur veshur fanellat e Interit dhe Milanit ndër të tjera, kishte shpresuar të gjente një tjetër mundësi në Serie A për të rikuperuar sezonin e vakët te Genoa. Me vetëm gjashtë paraqitje dhe pa gola të shënuar, eksperienca e tij në Genoa u mbyll pa lënë gjurmë, ndërsa marrëdhëniet e tensionuara me trajnerin Patrick Vieira shtuan polemikat rreth situatës së tij.
Sulmuesi italian do të mbushë 36 vjeç në gusht dhe me 210 gola të shënuar në nivel klubesh si dhe 14 me kombëtaren e Italisë, ai shpreson që të rikthehet sërish në skenë dhe të shfaqë potencialin që e bëri një nga talentet më të spikatur të brezit të tij.
Balotelli ha firmato con l'Al-Ittifaq Fc: contratto di due anni e mezzo
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 7, 2026
Komente









