Deputetja e PS, Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale pas kritikave për përdorimin e gegnishtes në Parlament, duke mbrojtur zgjedhjen e saj si një akt përfaqësimi dhe qëndrimi politik. Ajo shprehet se e refuzon gjuhën standarde, duke e konsideruar gegnishten jo vetëm origjinë, por edhe një formë më të fortë identiteti dhe qëndrimi publik.
“Me pasë me mujt, me kënë me shkue, me i thanë me ardh me m’pa”, një fjali e shkëputur prej teksteve të Luigj Gurakuqit, është zgjedhur nga Marjana Koçeku, ose siç quhet ndryshe Neomalsorja, si foto e profilit të saj në rrjetet sociale.
Ajo flet gegnisht në parlament dhe nuk e konsideron si zgjedhje, por si origjinë. Pas një bisede në një studio, ku dhe ka përsëritur arsyetimin pse ajo flet gegnisht në sallën e parlamentit të Shqipërisë, deputetja Koçeku është gjendur në një lumë komentesh sulmuese për gegnishten e saj të folur në parlament.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në përgjigje të gazetarëve dhe komentuesve të shumtë, Koçeku rikonfirmon qëndrimin e saj se do të vazhdojë të flasë gegnisht dhe, për më tepër, nuk heziton të thotë se e refuzon gjuhën standarde.
“Asht për t’ardh keq që dialekti jonë geg, n’vend që me u trajtue si dhanti, shpesh prej disave shihet si pengesë. Po lexoja rastësisht komentet dhe po shoh që e njëjta qasje si ajo e intervistuesit pasqyrohet edhe te shumë njerëz të tjerë. E përsëris edhe një herë se gegnishja jeme asht ma politike dhe refuzoj me e fol gjuhën standarde”, shkruan Koçeku.
Në intervistë për gazetarin Roland Qafoku në “Dritare”, Koçeku tha ndër të tjera se: "Une di shume mire të flas standart ! Po pse nuk flet? Por refuzoj të flas standart. Mu më shijon ma shumë dhe më jep ma shumë kënaqësi të flas gegnisht në Tiranë, aq ma tepër në parlament. Unë mendoj se duke fol gegnishten jam në nji format ma politik dhe se refuzoj të standartizohem në këtë ane, mendoj se qëndroj ma shumë politike me gegnishten teme".
Në një intervistë për Tema pak ditë më parë, Koçeku do t’i përgjigjej kështu pyetjes për gegnishten në foltoren e parlamentit: “Gegnishten unë nuk e kam zgjedh për me e fol, por jam lind me te. Gegnishtja është kjo që unë jam. Tu ardhë prej nji zone t’thellë malore në Veri të Shqipnisë, tu kenë pjesë e një qyteti siç asht Shkodra që me gegnishten asht lind, kriju e zhvillu kush asht sot, si djep kulture me të gjitha personalitetet që ka pasë e ka, asht e pamujtun ta refuzosh as të tjetërsohesh prej burimit aq shpirtëror e aq të rëndësishëm historik e kulturor që ka gegnishtja n’vetvete. E foluna për mu në parlament, në këtë tempull demokracie ku jam zgjedh për me marrë pjesë, asht përfaqësim mbi të gjitha sepse përfaqësoj një rajon që asht identifiku gjithmonë me gegnishten, që gegnishten e ka n’gjenezë dhe asht pjesë e jetës në tana dimensionet. Kshtu pra nëse unë flas nji gjuhë tjetër prej tyne, atëherë unë po devijoj prej përfaqësimit të tyne.”/ TemA
Komente








Injoranca nuk njeh kufi, ne shpi fol ca gjuhe te duash ne parlament duhet te flasesh shqip.
PërgjigjuKY ASHT RRACIZEM I PASTER DHE URREJTJE PER VERIUN.KAM JETU NE ITALI NJE NAPOLETAN KUDO QE TE SHKOJN NUK E NDRYSHON DIALEKTIN AS NUK JA NIN PER ASKEND.AS NUK I KERKON ASKUSH LLOGARI PSE FLET NAPOLETANCE NE TREN BUS APO NE STADIUM.
PërgjigjuNe stadium.ne tren.ne plazh ne avion se ndalon njeri te flasi SI ti doj qefi.ne shkolle.ne tv.ne parliament.ne gjykata dhe ne cdo institucion publik ka rregulla drejtshkrimore dhe vokabulare.ste ndalon njeri ti thuash Qenit Çeni.ke te drejten Tate Po se shkruan dot ne abetare e as e thua dot ne parliament ose tv.e thjesht o shkodra
Une jam Shkodran dhe e flas dialektin kudo ku shkoj nuk shof ndonje lajm ketu, po une jam Shqiptar. Kjo koceku e din mire se ne Shkodranet i njofim se c`fare kadegorijet jane, po ky eshte parlamenti Shqiptar ashtu si edhe bashkija Shkoder ku deri dje pjese e saj ishte mustaf lici, cfare mbollem po korrim. Koceket i pate edhe ne Theth me mbeshtetjen edhe te kishes katolike se c`fare bene. Ne qofte se Shqipja nuk i pelqen mund te shkoje ne ndonje vend tjeter aty ku e gjen vehten. Nje qelbesire me pak
PërgjigjuTy duhet lartmadhnia me te mesuar ligjet nje nga te cilet eshte... Ne shkolla ne TV dhe ne institute publike flitet gjuha letrare,Po normal bej deputete TY bej Zeqinen bej deputete larasken e kerperatatata ve etj ene njemi ktu ku jemi
PërgjigjuJEMI TE LUMTUR QE GJUHA SHQIPE ESHTE E PASUR ME DIALEKTE...POR-TE KEMI TORROLLAÇKA TE TILLA PER TE NDOTUR MEMEN SHQIPERI ME QELBESIREN E SAJ- S'DUHET LEJUAR......KETE QELBESIRE DUHET PASTRUAR NGA HAPSIRAT SHQIPETARE.
PërgjigjuPo moj zonjë, por parlamenti është bashkimi i shqiptarëve dhe duhet të kuptojnë të gjithë shqiptarët se çfarë flasin deputetët. E mendon pak sikur të flasin të gjithë deputetët me dialektin e zonës së tyre?! Çfarë katrahure mund të ndodhë pastaj.. Që askush nuk merr vesh çfarë…!!! Leksionet për dialektin mbaji në foltore tjetër e dashur, foltorja e parlamentit nuk është foltorja e fakultetit të gjuhës.
PërgjigjuKshu vazhdo!
PërgjigjuGegnishtja jote eshte si dialektet e anglishtes.Anglishtja ka /gegnishten/ e /toskerishten/ e saj dhe te folmet krahinore,por ne fund anglishtja standarte perdoret si gjuha nderkombetare e komunikimit.Po nuk perdore anglishten standarte,mund te komunikosh deri diku,por ne fund do te te duhet nje perkthim anglisht-anglisht,sepse jo cdo fjale kalon urat e dialekteve dhe te folmeve krahinore.Keshtu ndodh dhe me shqipen.T'a bera kete krahasim me anglishten moj znj.Koceku,qe te mos t'ju mbetet hatri per dialektin tend nga komentet e ndjekesve tuaj dhe te rekomandoj t'i zoterosh e t'i perdoresh te dyja,si gegenishten,ashtu dhe standarten,per arsyet qe t'i shpjegova me anglishten.
PërgjigjuAtje ne Koman kishe vlere , ndaj them lufto qe te behen porte dhe ne Koman te kete qytete dhe porte me anije moderne keshtu zhvillohet si lago Como
PërgjigjuKjo ne vend te miret me gjera seriose per popullin ben gam gam per dialektin eshte eshte pa tru na u be vone cfar dialekti perdor.