TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si ‘Neomalësorja’ ka njoftuar papritur largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Nuk dihen ende arsyet që e çuan deputeten drejt këtij ‘divorci’ me Partinë Socialiste, por në një postim në rrjetet sociale ajo njoftoi se nga sot do të jetë deputete e pavarur. Këtë qëndrim ajo e argumenton shkurt, duke thënë se idealet dhe vlerat e saj, janë ato që i ka pasur para se të bashkohej me një parti politike dhe që i diktojnë edhe kufijtë.
"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë", shkruan ajo.
Marjana Koçeku ishte një ndër emrat risi që PS solli në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Ajo u zgjodh automatikisht deputete, pasi udhëhiqte listën e mbyllur të socialistëve në qarkun e Shkodrës.

Komente










Fol shqip fol, Fajin e Ka vet ai qe te mori.
PërgjigjuBravo Marjana. Te lutem jepi ze intelektualeve ne parlament!
PërgjigjuMe ne fund nje politikane e ndershme...tamam malsore qe nuk ka frik nga askush.Uroj te marrin shembull dhe shum tjer qe mendojn si ajo por kan frik se humbin karrigen.
PërgjigjuDorëzo mandatin dhe vazhdo me bindjet e tua.Kjo quhet përvetësim mandati.
PërgjigjuLuan edhe ti vazhdo me bindjet e tua po sbesoj qe te pyeti ajo se cfare te bej me jeten e saj...
Mos ka lidhje me këta që arrestuan dhe u shpallën në kërkim nga SPAK? Nga mbiemri ka lidhje. Mos është shenjë presioni kundrejt Ramës për të mbrojtur kushërinjt?
PërgjigjuDorezo mandatin ,mire ja bejne Edi Rames se mbledh pa kontribute e cila nuk dinte te lidhte dyfjale
PërgjigjuE sakte. Duhet te dorezoje mandatin qe e ka marre nen siglen e PS. Nqs kjo do qe te jete e pavarur atehere duhet ta fitoje ate mandat si kandidate e pavarur.Keshtu po vjedh nje mandat dhe nje rroge te majme deputeti.
BRAVOOOOOO MARJANA!!!
PërgjigjuTi nuk duhej të ishe perziere që në fillim me ata të paudhë. U perlyve kot.
PërgjigjuPo moj zonjushe provoje kur te jene zgjedhjet se a do te maresh mandatin e pavarur e kan provu edhe te tjere por nuk kan fitu, sepse shqiptaret vitojne vetem deputet e partive